Situata në veri, reagon Presidenca: Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale

Pas dyshimeve për shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, ka reaguar Presidenca e Kosovës.
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ky sulm është fushatë agresive frikësuese kundër serbëve që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit.
“Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale për të sulmuar Zyrën Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Ky është një sulm ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit, çifteve me fushatë agresive frikësuese kundër serbëve të Kosovës që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet në veri të Kosovës”., ka shkruar ai në Twitter./21Media
 

Back to top button