Vasfije Krasniqi u rrezikua nga një plumb qorr

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vafije Krasniqi-Goodman në natën e ndrrimit të moteve, është rrezikuar nga një plumb qorr.
Ajo përmes një postimi në ”Twitter”, ka treguar se plumbi qorr kishte depërtuar në dritare të shtëpisë së saj dhe kishte qenë 25 cm larg deputetes.
Përmes këtij postimi deputetja iu ka bërë thirrje njerëzve që të kenë kujdes sepse këta lloj plumbash janë vdekjeprurës.
“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman./21Media

 

Back to top button