Vashat e Kosovës kërkojnë fitore sot ndaj Polonisë

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të vitit 2023 ku do të ballafaqohet me Poloninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Para kësaj ndeshjeje trajnerja Afërdita Fazliu u shpreh se do të japin maksimumin për të marr një rezultat pozitiv kundër polakëve duke shtuar se janë përgatitur në mënyrën më të mirë për të dhënë maksimumin si skuadër.
“Dardanët” renditen në vendin e pestë në grupin F me katër pikë, aq sa ka edhe Shqipëria një pozitë më lartë, kurse Polonia është në vendin e dytë me tetë pikë.
Ndeshja fillon nga ora 16:00.

Back to top button