Vashat e UP “Hasan Prishtina” mposhtin kroatet e UNIN në botërorin e hendbollit universitar

Klubi i hendbollit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kategorinë e femrave kanë regjistruar fitoren e parë në këtë kampionat.
“Dardanet” në rrethin e dytë të grupit B u ballafaquan me kroatet e UNIN ndaj të cilave triumfuan me rezultat 32-18.
Më e mira te skuadrave kosovare ishte hendbollistja Elisa Mulaj me 9 gola.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar të hënën, ekipi kosovar pësoi disfatë nga spanjollet e UCLM me rezultat 32-23.

Back to top button