Vatikan: Shefi i Thesarit akuzohet për abuzime seksuale

Pell ka mohuar çdo akuzë

 

Shefi i Financave të Vatikanit, kardinali George Pell, figura më e lartë katolike e Australisë, përballet në vendin e tij me një aktpadi për abuzime seksuale.

Akuzat, sipas policisë në shtetin e Viktorias, lidhen me incidente të vjetra dhe janë bërë nga më shumë se një person.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast nga kisha, thuhet se “kardinali do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur për të pastruar emrin e tij, pasi të këshillohet e të marrë dritën jeshile të mjekëve për të udhëtuar. Ai po e pret ditën e daljes në gjyq, ku do të vetëmbrohet fuqishëm”.

Sipas mediave ndërkombëtare, policia nuk ka dhënë detaje mbi akuzat e ngritura ndaj 76-vjeçarit, të cilat datojnë që nga koha kur ishte kryepeshkop i Melburnit dhe prift i thjeshtë në qytetin Ballarat./21Media

Back to top button