Vazhdojnë kërkimet për 3 personat që ranë me veturë në lumin Lepenc

(Lajm i përditësuar)

Edhe në mbrëmje po vazhdojnë kërkimet për 3 personat e zhdukur që pasditen e sotme me veturë të tipit BMW ranë në lumin Lepenc, në rrugën Shkup-Bllacë, përcjell TV21.

Vetura është me targa të Kosovës, në veturë ishin gjithsej 4 persona, ndërsa nga MPB për TV21 konfirmuan se personi i 4 është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

 


Aksidenti në rrugën Shkup-Prishtinë, personi nga vetura me targa të Kosovës dërgohet në spital

Nga Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë së Veriut për TV21 kanë konfirmuar se në aksidentin e pasdites së sotme në rrugën Shkup-Bllacë një veturë me 4 pasagjerë ka rënë në lumin Lepenc, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 3 persona të tjerë.

“Sot (17.06.2023) rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup- V.K. Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.P. nga Kosova, që pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë”, thonë nga MPB për TV21.

 


Aksident në rrugën Shkup-Prishtinë, vetura bie në lumë, po kërkohen 3 persona

Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovë, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit për TV21 thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

TV21 pka kontaktuar edhe MPB-në, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin./tv21.tv

Back to top button