​Vjedhin pajisje në një lokal në Lipjan, tre të arrestuar

Dy 34 vjeçar me inicialet B.B dhe G.B, si dhe një 41 vjeçar me inicialet B.K, janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohen për veprën vjedhje e rëndë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur 2 televizorë, 16 monitora, 2 frigoriferë, 1 kondicioner etj.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar: B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button