Vazhdojnë pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në kufi

Edhe këtë të shtunë pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë kanë fluks të madh të udhëtarëve.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje nga Kosova shkojnë deri në 2.3 kilometra dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 4 orë e gjysmë. Ndërsa në hyrje në po këtë pikë, ka pritje vetëm 10-15 minuta.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 60-70 minuta.
Ndërsa në Jarinjë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri një orë.
Pritje 30-35 minuta ka në Vermicë dhe Mutivodë. Ndërsa, pikat tjera kufitare nuk ka ngarkesë, pritjet mund të zgjasin vetëm 10 -15 minuta.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të pushimeve./21Media

Back to top button