Vazhdon aksioni “Brezovica” arrestohen edhe 4 persona

Katër persona janë arrestuar në aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve është edhe ish -sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
“Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 të KRPK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme./21Media

Back to top button