Vazhdon fushata kundër mbështetësve të dyshuar të Fetullah Gylenit

Autoritetet turke arrestuan 69 persona

Autoritetet në Turqi kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 69 personave, për të cilët dyshohet se janë të lidhur me klerikun turk në mërgim, Fetullah Gylenin. Gjithashtu janë lëshuar edhe fletë-arreste për 144 persona tjerë, të cilët janë në kërkim, shkruan rtv21.tv

Zyrtarët turqë kanë lëshuar urdhrin për arrestimin e 33 personave të punësuar në organin rregullator për telekomunikacion dhe 36 të punësuarve në organin për kontrollin e tregut, kanë njoftuar mediat turke. Urdhri për arrestimin e këtyre personave u dha në kuadër të operacioneve kundër Gylenit, i cili nga Ankaraja akuzohet se ka organizuar puçin e dështuar ushtarak, në korrik të vitit të kaluar.

Policia turke sot gjithashtu njoftoi se është në kërkim të 144 personave tjerë, në mesin e tyre policë, ushtarë dhe prokurorë, gjithashtu për shkak të dyshimit se janë të lidhur me rrjetin e Gylenit./21Media

Back to top button