Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë

PDK-së i bashkohet një grup i të rinjëve

Një grup i të rinjve nga subjekte të ndryshme politike të Komunës së Klinës, sot zyrtarisht kanë aderuar në degën e PDK-së në Klinë. Kjo bëhet e ditur nga një komunikatë e këtij subjketi në Klinë.

“Mirëseardhje anëtarëve të rinj në partinë më të madhe në skenën politike të Kosovës dhe në partinë e vizionit dhe të fuqizimit të shtet-ndërtimit, u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Klinës, Ramush Agushi.”, thuhet në kumtesë.

Kryetari Bashota, citohet të ketë thënë t se, Partia Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë në realizimin e synimeve të përbashkëta dhe që duan të kontribuojnë në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë kosovare./21Media

Back to top button