Vazhdon fushata zgjedhore

Subjektet politike vazhdojnë t’i prezantojnë programet e tyre

Dita e pestë e fushatës zgjedhore vazhdon sot nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ku koalicionet dhe subjektet politike do të prezantojnë programet e tyre në ekonomi, arsim, shëndetësi, siguri dhe mirëqenie sociale.

Gjatë katër ditëve nuk kanë munguar edhe akuzat e shumta të subjekteve politike ndaj njëra-tjetrës, por kryesisht fokusi i tyre ka qenë te prezantimi i programeve, kryesisht për zhvillimin e ekonomisë dhe sektorit të bujqësisë, duke mundësuar uljen e papunësisë.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 11 qershor.

Back to top button