Vazhdon kërkimi për personin që është hedhur nga Ura e Fshajt

 

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë kërkimin e personit i cili dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajt ne Gjakovë.

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se një kërkimi po vazhdon pavarësisht kushteve atmosferike.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë.Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit.”, thuhet në njoftim.

Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën e 25 janarit./21Media

Back to top button