Qytetarët e papërgjegjshëm detyrojnë punëtorët t’i fusin duart përditë në kanalizim

 

 

 

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza çdo ditë po intervenojnë në mbi 15 raste në sistemin e rrjetit të kanalizimit, pastrim pusetash, zhbllokime të kanalizimit , vendosje të kapakëve, etj.

Ujësjellësi ka publikuar disa imazhe në Facebook, ku shihen punëtorët duke larguar gjësende të ndryshme nga sistemi i rrjetit të kanalizimit.

Tutje Ujësjellësi ka bërë thirrje për kujdes tek të gjithë qytetarët.

“Ruajtja dhe mbrojtja e rrjetit të kanalizimit, e domosdoshme për një ambient të pastër dhe jetë të shëndetshme. Ne duhet të vetëdijësohemi që, mbeturinat e ndryshme nuk duhet hedhur në rrjetat e kanalizimeve por në shportë mbeturinash! Kjo gjendje e rëndë, e pamundëson funksionimin e mirëfilltë të kanalizimeve. Mbetjet e tilla të hedhura në puseta të kanalizimit, t’i parandalojmë njëherë e përgjithmonë!!
Kujdes me rrjetin e kanalizimit!”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media

Back to top button