Vazhdon mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë

Në mesditë vazhdon mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë në Maqedoni

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte deri në mesnatë pritet të votojë Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev. Gjatë debatit që filloi prej dje, Zaev ka shpalosur programin e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe integrimin e shpejt të vendit në strukturat euroatlantike. Sipas tij, Qeveria e re do të jetë reformatore, përmes së cilës do të krijohen kushte për jetesë për qytetarët. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, por edhe Lëvizja BESA kanë drejtuar akuza ndaj kabinetit të propozuar qeveritar se ka ministra të korruptuar dhe që kanë të hapura dosje gjyqësore për krim dhe korrupsion.

Debati vazhdon edhe sot, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit në mesnatë skadon afati për zgjedhjen e Qeverisë së re. Për zgjedhjen e saj duhet të votojnë 61 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë. Qeveria e re pritet të sigurojë 62 deputetë nga koalicioni LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, shkruan TV21./21Media

Back to top button