Vazhdon operacioni “Brezovica”, policia jep detaje

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në tri qytete të Kosovës në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejroria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit “Brezovica””, ka thënë Kelani duke shtuar se ky operacion shtrihet në dy rajone, atë të Ferizajit dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione.
Këto bastisje janë vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Në aksionin e asaj dite ishin arrestuar dhjetë zyrtarë të Komunës së Shtërpcës. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq. 
Raportohet se aksioni i “Brezovicës” është shtrirë edhe në disa zyra të ndryshme në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Policia ka thënë se informacione shtesë kanë për të dhënë pas përfundimit të operacionit./21Media

Back to top button