Vazhdon rritja e çmimeve të konsumit, inflacioni 12.1%

Çmimet në vendin tonë janë rritur edhe në muajin janar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit që lamë pas.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind në muajin janar të këtij viti.
Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar të këtij vitit me muajin janar të vitit 2022 ishte 12.1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin janar 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime 10.4%; energji elektrike 3.1%; duhan 2.6%; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 2.2%; pemë 1.9%; shërbime financiare 1.8%; pajisje shtëpiake 1.8%; shërbime rekreative dhe kulturore 1.6%; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 1.6%; qumësht, djathë dhe vezë 1.5%; pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.5%); bukë dhe drithëra (1.2%); prodhime ushqimore (0.8%). Po ashtu për blerje të automjeteve 0.8%; shërbime ambulatore 0.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (0.2%); kafe, çaj dhe kakao 0.1%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas këtij raporti, inflacioni vjetor i matur në muajin janar të këtij viti me muajin janar të vitit të kaluar është 12.1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.1% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra 26.0%; bukë dhe drithëra 21.2%; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 20.5%; mish 18.9%; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 18.9%; prodhime ushqimore 16.5%; mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 16.3%; energji elektrike 15.4%; karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 13.3%; perime 10.8%; vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 10.7%; mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 10.6%; peshk 10.4%; qumësht, djathë dhe vezë 10.4%; pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 9.9%; mbrojtje sociale 9.5%); pije alkoolike 9.4%; kafe, çaj dhe kakao 9.0%; pemë 8.8%”, njofton ASK-ja.
Ndryshe, Ligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë është miratuar në nëntor të vitit 2022 në Kuvendin e Kosovës, por i njëjti nuk është duke u zbatuar për shkak se opozita ka dërguar në Kushtetuese për interpretim.

Back to top button