Vazhdon shpërndarja e grushtave në familjet kosovare

Vetëm dje në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E edhe një rast tjetër është raportuar në polici dje rreth orës 17:00 në Prishtinë. Një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Kurse dhuna nuk mungoi as në Suharekë, ku një mashkull kosovar dje ka sulmuar nënën e tij, ndërkohë i njëjti është arrestuar.
Ndërkohë një mashkull tjetër dje është arrestuar në Suharekë pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes me të cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E në Malishevë, arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button