Vazhdon të jetë e hapur ekspozita që prezanton bukuritë e natyrës dhe botës së egër

Një ekspozitë e veçantë që prezanton bukuritë e natyrës dhe botës së egër të Hungarisë, Kosovës, Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë po vazhdon të jetë e në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ”Pjetër Bogdani”.
”Natural beauties of Visegrad countries and Kosovo” organizuar nga Ambasada Hungareze në Kosovë, ka bërë bashkë 5 fotografë nga këto shtete, të cilët po promovojnë turizmin dhe bukuritë natyrore të këtyre vendeve, bukuri këto që duhet të përpiqemi ti ruajmë për brezat e ardhshëm.
Siç bëri të ditur ministria e Kulturës në hapje të ekspozitës morën pjesë Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, József Bencze, Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli, fotografë e art dashës.
Ekspozitën do të jetë e hapur deri më datën 17 maj./21Media

Back to top button