Vdekja e 33 vjeçares në Fushë Kosovë, u arrestua një femër

 

Policia sot ka informuar se lidhur me vdekjen e 33 vjeçares dje në Vragoli të Fushë Kosovës është arrestuar një femër kosovare.

Policia rastin e ka cilësuar si ”vrasje e rëndë”.

Lajmin për vdekjen e një 33 vjeçareje në Fushë Kosovë dje për rtv2.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button