2 mijë e 208 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6 mijë e 559.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona, janë konfirmuar edhe 97 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 291 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.559. Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.”, ka bërë të ditur IKSHPK./21Media

291 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, May 9, 2021