Vdekja e foshnjes në Gjilan, caktohet masa e paraburgimit për mjekun

 

Gjykata Themelore në Gjilan sot ka bërë të ditur se është caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit V.Th, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

”Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, siç është theksuar në komunikatë, ka vlerësuar se në rastin konkret përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Ndryshe, policia ka bërë të ditur se më 21 maj një grua nga Spitali Rajonal i Gjilanit kishte informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj kishte vdekur. Po atë ditë, policia ka informuar se është arrestuar i dyshuari mashkull-kosovar doktor dhe është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button