Villarreali ia shkakton Realit humbjen e dytë në La Liga

Kampioni evropian e ka nisur vitin e ri me humbje në La Liga.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “La Ceramica”, Villarreali e ka mposhtur Real Madridin me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Yeremi Pino, i cili kaloi Villarrealin në epërsi prej 1:0 në minutën e 47’ të ndeshjes.
Reali arriti ta gjej golin e barazimit përmes Karim Benzemas, i cili nga penalltia shënon në minutën e 60’ për 1:1.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të fitores për Villarrealin e shënoi Gerard Moreno nga penalltia në minutën e 63’.
Me pikët e reja, Villarreali ngjitet në pozitën e pestë në tabelë, në kuotën e 27 pikëve, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Reali dështoi të siguroj fitore sot që do ta ngjiste në pozitën e liderit, kështu tani e zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 38 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Villarrealit.

Back to top button