Vdekja e personit pasi u djeg shtëpia në Prishtinë, deklarohet prokuoria

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se po heton rastin e vdekjes së shtetasit të huaj sot në Prishtinë pas përfshirjes nga zjarri të një shtëpie.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.​”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja është raportuar sot rreth orës 9:00 në policinë e Kosovës./21Media

Back to top button