Pas vdekjes së Fatime Haxhidemajt, 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin në njërin nga restaurantet e Ferizajt, ka  reaguar ministri në detryrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haxhidema.

“Përkundër shpresave dhe pritjeve tona, ajo sot u nda fizikisht nga ne, duke lënë pikëllim pas vetes, për moshën e re dhe ëndrrat e saj rinore të këputura padrejtësisht.Në këto orë të dhimbjes së madhe, jemi me juve dhe dhimbjen tuaj familje e nderuar Haxhidema, duke lutur Zotin për shpirtin e saj dhe të gjeni forcë për ta tejkaluar këtë situatë tepër të rëndë. Mbahuni të fortë. Ngushëllime të sinqerta!”, thuhet ndër tjerash në telegramin e  ngushëllimit të Zemajt.

Kujtojmë se mbi 40 persona u lënduan nga një shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në një lokal në Ferizaj në ditët e para të janarit të 2021-tës. Të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por më pas katër nga ta u dërguan për shërim jashtë vendit, dy në Turqi e dy në Austri. Ndërsa që gjashtë pacientë të tjerë janë trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, e që pesë prej tyre edhe u operuan./21Media