Vdekje e dyshimt në Zveçan

Një person ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vllau e tij në Zveçan.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Zveçan 11.12.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /21Media