Vdekje e dyshimtë në Partesh

 

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Budrigë e ulët në Partesh.

Rasi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një sholle tjetër”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button