Aksident trafiku me fatalitet

 

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:25 në Zveçan të Mitrovicës.

“Është raportuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në mes të dy automjeteve një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovar është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni./21Media

Back to top button