Vdekje e dyshimtë në Prizren, një burrë gjendet pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmë në shtëpinë e tij në Prizren.
Rasti është raportuar në Polici nga të afërmit e viktimës të martën rreth orës 19:11.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button