Vdekje e dyshimtë në Shtërpcë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Shtërpcë.

Sipas raportit viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:25.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dhënë familjarëve për ceremoninë e varrimit./21Media

Back to top button