Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Një burrë është gjetur pa shenja jete afër një urës në lumë të fshatit Vernicë të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:03.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button