Hill: Mendoj se Vuçiq dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe Brukselin

“Nuk ka qenë e lehtë për Qeverinë, as Albin Kurtin, as për Aleksandar Vuçiqin, sepse vendimet dhe gjërat për të cilat duhet menduar gjatë përpjekjes për të arritur një marrëveshje janë të vështira, por ndjej përparim”, tha në Preshevë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Ai shtoi se, sipas tij, një nga elementët më të rëndësishëm të gjithë kësaj është fakti që Kosova duhet të themelojë Asociacionin.

“Natyrisht, ka edhe gjëra të tjera që Kosova duhet të bëjë, por mendoj se e gjithë kjo çon në një situatë më të mirë me Bashkimin Evropian dhe kjo në fakt mund të shihet si një marrëveshje ndërmjet Prishtinws dhe Brukselit”, tha Hill dhe shtoi se “e njëjta gjë mund të thuhet për palën serbe”.

Hill ka shtuar se Vuçiq dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, si dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Brukselit.

Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja 100% mbështet atë që dëshiron të bëjë Bashkimi Evropian.

“Ne kemi diplomatë shumë të aftë, por dua ta dini se ne nuk jemi pjesëmarrës, as pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por ne jemi pjesë e këtij procesi dhe do të jemi shumë të përfshirë, dhe është e qartë se gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet”, tha Hill.

Ai ka thënë se vizita e tij në Preshevë është e rëndësishme dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve për të cilat ka dëgjuar në Preshevë dhe Bujanoc.

Do të kthehem në Beograd dhe do të më lërë të mendoj dhe të shoh se çfarë mund të bëj për të qenë i dobishëm./21Media

Back to top button