​Vdes atletja e njohur në moshën 17 vjeçare

Maria Herranz, një atlete e re e ekipit kombëtar të Spanjës në gjimnastikë, vdiq në moshën 17-vjeçare. Vdekja e gjimnastes së re u shkaktua nga meningjiti (sëmundja e trurit). Atletja u transportua me urgjencë në spitalin universitar të Guadalajara të mërkurën më 16 prill dhe vdekja e saj u konfirmua njëzet e katër orë më vonë.

Banore në Cabanillas del Campo (Guadalajara), Maria praktikoi gjimnastikë ritmike në klubin lokal Ruditramp. Pas përfundimit të studimeve në gjimnazin San Blas de Cabanillas dhe frekuentimit të Liceut Artistik “Elena de la Cruz” në kryeqytetin e provincës, 17-vjeçarja me ëndrrën për të shkuar në Olimpiadë, ishte bërë pjesë e botës së gjimnastikës.

Lajmi për vdekjen e atletes tronditi të gjithë. Këshilli i qytetit të Cabanillas del Campo shpalli dy ditë zie duke pezulluar aktivitetet e ndryshme socio-kulturore, duke shprehur ngushëllimet publike me një postim të publikuar në mediat sociale:

“Këshilli i qytetit të Cabanillas del Campo dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë për këtë rrethanë tragjike dhe u dërgon ngushëllimet më të thella të gjithë familjes dhe miqve të Marías, veçanërisht prindërve të saj, Raquel dhe Alfonso, vëllait të saj të vogël, dhe gjyshërve, xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tyre”, thuhet në reagim.

Back to top button