​Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është thirrje për Komitetin e ministrave të jashtëm që të trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në muajin maj.

Kurti, tha se rezultati i suksesshëm i votimit në asamble është sukses i jashtëzakonshëm për vendin që tregon vitalitetin dhe angazhimin e suksesshëm të diplomacisë kosovare.

Megjithatë, ai shtoi se pas këtij suksesi të Kosovës, Serbia u hakmor duke ndaluar mbi 20 orë qindra qytetarë të Kosovës në pikat kufitare.

Ai tha se në mesin e të ndaluarve është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, i cili është dërguar në paraburgim në Rashkë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u ndan 10 milionë euro për zbatimin e masës 2.2 mbështetje bizneseve për qasje në financa të pakos për ringjallje ekonomike.

Back to top button