Vdes gazetari Blerim Zhabari

 

Ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit gazetari dhe udhëheqësi i Zyrës së Informimit në Komunën e Vushtrrisë, Blerim Zhabari.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna duke i shprehur ngushëllime familjes dhe duke çmuar kontributin e Zhabarit.
Poashtu edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen Zhabari.
AGK ka vlerësuar lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë.
“Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare. Zhabari ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit. AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari”, thuhet në telegram ngushëllimi.
Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në fshatin Novolan, ndërsa në ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative./21Media
 
Back to top button