Vdiq poeti dhe kineasti Petrit Ruka

 
Është ndarë nga jeta ditën e sotme poeti dhe kineasti Petrit Ruka.
67-vjeçari Ruka prej një viti vuante nga një sëmundje në zemër, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte dot.
Lajmin e kanë bërë me dije të afërm të tij, ku i vëllai, Et’hem Ruka i jep lamtumirën përmes një postimi në Facebook.
”Lamtumirë Petrit, vëllai im i dashur! Fluturim sa me të qetë drejtë përjetësisë! Qofsh i parajsës vëlla qe na la keq shpejt!”, shkruan Ruka.
Petrit Ruka njihet si poet dhe si kineast në Shqipëri dhe është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954.
Ai kreu studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.
Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё, 1976 – 1984.
Skenarist dhe regjisor, Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio, Tiranё, 1986 – 1996.
Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, Tiranё 2000 – 2000.
Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008 Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.
Ka botuar:
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
8. “Iso dashurie“  Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015
9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“  Poemë baladeske, 2015
Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
    Si skenarist:  filma artistik. Vepra tё ekranizuara:    
1. “Eja”  1986,           skenari pёr film artistik,  regjisor Piro Milkani.
2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.
3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.
4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.
5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995  skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani                         
Filma dokumentarë:
1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar,  regjisor K. Gjonaj.
2. “Tё burgosurit e galerisё”  1994, skenë pёr film dok,      regjisor S.Kumbaro
3. “Nёnё Tereza”  1999,  skenar pёr film dokumentar,        regjisor K. Gjonaj.
4. “ Butrinti i gjallë” 1996       skenar pёr film dokumentar,  regjisor P. Ruka          
5. “Në fillim ishte Ademi”     skenar pёr film dokumentar,     regjisor P. Ruka.  
6. “Braktisja e Madhe”        skenar pёr film dokumentar,      regjisor P. Ruka. 
7. “Qyteti mbi gur” 2002  skenar pёr film dokumentar,          regjisor Eli Bici.
8. “Qyteti mbi naftё”  2003  skenar pёr film dokument,    regjisor P. Dervishi.
9. “Nënë Tereza”   2004  skenar pёr film dokumentar,         regjisor K. Gjoni.
10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument,   regjisor N.Ajazi.
11. ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum,   regjia Esat Ibro.
12. “Kur vriteshin poetët”  2007 skenar për film dokumentar.   Regjia N.Ajazi.
13. “Poet i ekranit”                  skenar për film dokumentar.     regjia P. Ruka.
14  “Aleksandër Moisiu“        skenar për film dokumentar.        regjia N. Ajazi.
15. “Unë jam Ismail Qemali“  skenar për film dokum.         regjia Viktor Gjika./oranews

Back to top button