Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdes kosovari 33 vjeç i infektuar me koronavirus

 

Një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit ka humbur jetën pasi që ka qenë i infektuar me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19.

Ai kishte qenë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Sipas Latifit, viktima kishte pasur probleme me mushkëri.

Ndërkaq edhe katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me COVID.

“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, ka thënë Latifi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button