Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

Sot ka vdekur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të të ndjerit, përmes rrjeteve sociale.
Rtv21.tv ka kontaktuar me drejtorin e QKMF-së në Gjakovë, Jeton Zarari, i cili ka thënë se ende zyrtarisht nuk janë informuar për vdekjen e mjekut Salihi.
Kujtojmë se si pasojë e aksidentit më 30 qershor, i vdekur ka mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini./21Media

Back to top button