Vdes mjeku nga Gjakova, Ali Iljazi

Sot ka vdekur doktori e humanisti i mirënjohur shqiptar Ali Iljazi.
Vdekjen e Iljazit e ka njoftuar Komuna e Gjakovës përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
Komuna e Gjakovës ka shprehur ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët dhe miqtë e Iljazit.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, Prim. Med. Dr. Sci. Ali Iljazi.
Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje tek Dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaq për të sëmurin. Komuna e Gjakovës, shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e Dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button