Vdes një 55 vjeçar në Zonën Industriale në Prishtinë

Një person ka vdekur sot në një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur sot, ku rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se një person është alivanosur në ambientet e një objekti.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai ka treguar se viktima është dërguar në QKUK, dhe rreth orës 11:15 është konstatuar vdekja e viktimës, nga mjekët.
Trupi i pajetë i 55 vjeçarit, shtetas i huaj, është dërguar për obduksion, ndërkaq Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen./21Media

Back to top button