Mariupoli është ende i kontestuar, thotë zyrtari amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende e konsiderojnë qytetin e sulmuar të Mariupolit si të kontestuar dhe jo plotësisht nën kontrollin e forcave ruse, tha sot një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Rusia ka pohuar se mbi 1000 marinsa ukrainas janë dorëzuar në Mariupol, ku luftimet janë ndezur që nga fillimi i luftës.

Në një konferencë, zyrtari tha se sulmet ajrore ruse mbeten të përqendruara në Mariupol dhe në zonën JFO [Operacionet e Forcave të Përbashkëta], duke iu referuar zonës, në të cilën forcat ukrainase po luftojnë në Donbasin lindor.

Numri mesatar i fluturimeve ajrore ruse gjatë 24 orëve të fundit ka qenë afërsisht 150, që zyrtari tha se ishte një rënie e lehtë nga mesatarja e mëparshme ditore prej 200.

SHBA gjithashtu pret të dorëzojë më shumë drone ‘Switchblade’ në Ukrainë në ditët në vijim. Të martën, zyrtari tha se një numër “i rëndësishëm” i grupit të parë prej 100 kishte mbërritur tashmë.

Ai shtoi se SHBA-ja po eksploron një sërë vendndodhjesh në krahun lindor të NATO-s për të trajnuar trupat ukrainase se si të përdorin Switchblades, shkruan BBC./21Media

Back to top button