Vdes një nga minatorët e ngujuar

 

 

Një punonjës i ngujuar në një minierë të arit në Kinë për më tepër se një javë, ka vdekur, ndërsa trupat e kërkim-shpëtimit po mundohen të largojnë rrënojat dhe të prëmirësojnë ajrosjen për të shpëtuar 21 minatorët tjerë që janë ngujuar, raportojnë mediumet shtetërore kineze, transmeton AP.

Shpëtimtarët kanë qenë në kontakt me 11 punonjës të ngujuar në një nga korridoret nëntokësore dhe u kanë dërguar atyre ushqime, ilaçe dhe furnizime tjera nëpërmjet një grope të ngushtë që është hapur. Mediumet shtetërore kanë thënë se një prej tyre kishte pësuar lëndim koke nga shpërthimi fillestar dhe ka rënë në komë para se të vdiste.

Dy minatorë tjerë në atë grup raportohet se janë në gjendje të keqe shëndetësore. Një tjetër mësohet se është gjallë në një dhomë tjetër, por fati i dhjetë minatorëve tjerë mbetet ende i paqartë.

 “Mos ndaloni deri sa të na gjeni”, shkruhej në letrën që minatorët e kishin lënë në koshin e ushqimeve që i janë dërguar nën tokë, në ditën e shpërthimit.

Back to top button