Goditet nga treni, vdes një person në Ferizaj

Në një aksident komunikacioni hekurudhor të ndodhur sot rreth orës 13:55 në Ferizaj, ka humbur jetën një person

Rasti ka ndodhur kur treni transportues i cili ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit ka goditur këmbësorin i cili ishte duke kaluar binarët e trenit.

Në njoftimin e dërguar nga policia  thuhet se mjeku nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima I.M.(m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 41 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin në fjalë./21Media

Back to top button