Vdes një person në një aksident

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku

Policia e Kosovës, njofton se  dje në fshatin Vrellë të Istogut ,një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra në një aksident trafiku, “Raportohet se një mashkull K-Shqiptar derisa  ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mos përshtatja e  shpejtësisë së lëvizjes me  kushtet e rrugës  ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerë që të gjithë meshkuj. “Të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë”, bën të ditur policia.

Gjithashtu njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button