Vdes polici i plagosur në Istog

Polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh

Polici i cili ishte plagosur në incidentin e armatosur në Istog ka vdekur para pak çastesh. Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga prokurorja Sahide Gashi.

“E kemi këtë informacion edhe unë jam duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë prokurorja Gashi.

Viktima është pjestar i Policisë së Kosovës, me Inicialet I.D, i cili u dergu urgjenitsht për në Spitalin e Pejës, ku ka nderruar jetë.

Doktori  Sadri Berisha në një prononcim  për media ka thënë se polici në detyrë është sjellë pa shenja jete.

“Kemi punuar 10 minuta 15 po përpjekjet kanë qenë të kota, plagët kanë qenë të rënda dhe vdekjeprurëse.”, tha Berisha

Në këtë këtë incident të armatosur edhe një person ka mbetur i vrarë në qendër të Istogut.

Vritet një person në Istog

Back to top button