Vdes veterani i komunitetit shqiptar në SHBA, Musli Mulosmanaj

Komuniteti shqiptar i New Yorku njofton se ka ndërruar jetë atdhetari veteran i komunitetit shqiptar në SHBA Musli Mulosmanaj

Nderimet e fundit të ndjerit Mulosmanaj i bëhen ditën e premte, me 5 Maj, në Shtëpinë Mortore Ruxherio ne Jankers ( F. Ruggiero & Son, ) nga mesdita deri ne 9 të mbrëmjes, ndersa varrimi i tij bëhet ditën e shtunë, me 6 Maj, në varrezat Maple Grove Cemetery ne Kuins, ne ora 11.30 para dite. I ndjeri Musli Mulosmanaj ishte nder aktivistet më të vjeter të çështjës kombëtare në komunitetin shqiptar në SHBA. I perndjekur nga regjimi komunist, ai emigroj në SHBA në vitet 60-ta, ku ju bashkua lëvizjes kombëtare Shqiptare, shoqatës Legaliteti, Federates Vatra, duke mos e pushuar veprimtarinë e tij kombëtare deri në ditët e fundit. Fokusi i veprimtarisë kombëtare të z. Musli Mulosmanaj ishte demokratizimi i Shqipërisë dhe çlirimi e pavarësimi i Kosovës.

Për veprimtarinë e tij kombëtare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ne vitin 2016, dekoron z. Musli Mulosmanaj me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në vlerësim të qëndresës fisnike e të paepur ndaj përndjekjes së diktaturës, si dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, kontributin e qenësishëm dhënë për mbrojtjen e përparimin e çështjes shqiptare”./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button