Vdiq 32-vjeçari në komisariat, pezullohen 3 policë

Tre efektivë të policisë u pezulluan nga detyra pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti gjatë shoqërimit në komisariatin nr.3 në Tiranë mbrëmjen e 19 tetor 2022.
Vendimi është marrë nga drejtoria e standarteve profesionale e cila ka arritur në përfundimin se 3 efektivët e patrullës së komisariatit nr 3 të cilët nuk i thanë ndihmën e pare të riut në momentin e ndalimit.
Nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e ngjarjes, punonjësit e policisë nuk e kanë kapur viktimën por ai ka ndaluar vetë pasi nuk ndihëj mirë.
Sapo efektivët janë afruar ata kanë konstatuar se kishte probleme me frymëmarrjen dhe për 7 minuta ata i kanë ofruar ndihmë në atë pozicion pa e dërguar drejt spitalit ushtarak e cila ndodhët vetëm 60 metra.
Ne momentin që punonjësit e policisë e kanë parë që gjëndja e tij shëndetësore u përmirësua ata e kanë hipur në makina për ta dërguar në dhomat e komisariatit. Sapo kanë mbërritur në oborrin e komisariatit viktima nuk është përmendur më. Një tjeter patrullë e policisë e ka transportuar të riun për në spitalin e Traumës ku ka mbërritur pa shenja jete.
Shokët e Lear Kurtit kanë treguar para hetuesve se 32 vjeçari vuante nga një sëmundje për të cilën rreth 2 javë më parë ka pasur shënja të përkeqësimit. Për këtë arsye prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e kartelave mjeksore të viktimës për të përcaktuar gjëndjën e tij shëndetësorë në kohë të ndryshme.
Hetusit janë ende në pritje për përcaktimit të qeses së gjetur në stomakun e viktimës e cila sipas mjeksisë ligjore rezulton të jëtë një ambalazhim në të cilën brenda saj kishtë lëndë narkotike kokainë, ku dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak përshkak të mbidozës pasi qesja rezultoi e qarë./oranews

Back to top button