Vdiq 48 vjeçari, ra nga ndërtesa

 
Një person dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një pallati këtë të shtunë në Vlorë, e për pasojë ka humbur jetën në vend.
Policia njofton se viktima është shtetasi me inicialet G. M., 48 vjeç.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus

Back to top button