Vdiq aktori Xhevat Qorraj

Ka vdekur në moshën 76 vjeç aktori i njohur Xhevat Qorrraj.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri të ditur familjari Betim Qorraj.

” I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorraj”, ka shkruar Qorraj në Facebook.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë. Ai është aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”. Ai po ashtu ishte një ndër protagonistët kryesor në serialin “Rrushe”./21Media

Back to top button