Vdiq artisti i njohur xhamajkan

Artisti xhamajkan, Robbie Shakespeare ka vdekur në moshën 68-vjeçare.
Ai vdiq në Florida, ku kohët e fundit kishte qenë në spital për operacion në veshka, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Basisti dhe producenti i muzikës vlerësohet me revolucionarizimin e tingullit të muzikës reggae dhe dancehall.
Ministrja e Kulturës e Xhamajkës, Olivia Grange njoftoi vdekjen e tij dhe tha se Shekspiri ishte një nga muzikantët më të mëdhenj të vendit.
“[Sly dhe Robbie] e çuan basin dhe baterinë në nivelin më të lartë pasi bënë muzikë për veten e tyre si grup, dhe për shumë artistë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë”, tha ajo.
Prezantuesi i muzikës reggae të BBC Radio 1Xtra, David Rodigan tha se Shakespeare “i binte kitarës së tij bas si askush tjetër”.
50 vjet karrierë, Shekspiri bashkëpunoi me artistë të ndryshëm si Madonna, Bob Dylan, No Doubt, Peter Tosh, Rolling Stones dhe Grace Jones./21Media

Back to top button